Indeksi i kostos së ndërtimit shënoi rënie në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2020.

 Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë  (IKN) pësoi rënie për (-0.1 për qind) në tremujorin e dytë (TM2 2020), krahasuar me TM1 2020. “Rënie më të madhe kishin transportet ( – 4.0  për qind); energjia (-1.8  për qind); dhe kostot e tjera (-0.8 për qind). Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve te makineritë (0.5 për qind) dhe te materialet (0.2 për qind)”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas ATK-së, krahasuar TM2 2020 me te njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-1.3 për qind). “Rënia e indeksit kryesisht u vërejt te kategoritë: pagat (-3.3  për qind); materialet (-1.6 për qind); dhe energjia (-1.0 për qind)”, thuhet në njoftim.

Sipas ASK-së, ngritje pati te: transporti (8.0 për qind); makineritë (1.7 për qind); dhe kostot e tjera (0.2 për qind).

Lini një koment!