Serbia i pretendon të gjitha pasuritë e Kosovës

Një nga temat më të vështira në negociatat midis Beogradit e Prishtinës, sipas RTS-së, çështja e pronave, ka arritur në tavolinën e Brukselit. Të drejtën e pretendojnë të dy palët, por faktet materiale, sipas këtij burimi, qenkan në anën e Serbisë. Për ato që i ka uzurpuar Prishtina, Beogradi vazhdon të paguajë rregullisht kreditë, që u matkan me miliona euro. Me miliona matet edhe vlera e pronave private të serbëve, të cilët betejën për ato që u janë rrëmbyer po e zhvillojnë në institucionet e Kosovës.

Liqeni nga i cili varet pjesa më e madhe e ekonomisë së Kosovës dhe banorët e saj – ujin nga Gazivoda (Ujmani) e pinë 800 mijë banorë të Kosovës, ndërsa gati gjysma e veriut furnizohet me rrymë nga hidrocentrali i Ujmanit. Pa këtë ujë nuk do të mund të funksiononin termocentralet e Obiliqit, transmeton Koha.net shkrimin e RTS-së.

Beogradi e prodhuaka ujin dhe energjinë, kurse Prishtina vetëm e dërgon deri te konsumatorët. Të drejtën e qeverisjes e kërkojnë të dy palët, ndërsa fitimin tash për tash e mbledh vetëm Prishtina, ka shkruar ky medium.

Reklama e sponzorizuar

Lubisha Mijaçiq, ekspert për resurse nga mjedisi jetësor thotë se e vetmja zgjidhje e drejtë është ndarja e prodhimit dhe e distribuimit, me ç’rast Beogradi do të kontrollonte absolutisht prodhimin, kurse Prishtina distribuimin (shpërndarjen).

“Dhe edhe në kushte të tilla të tregut sipas të cilave njëra palë blen, kurse tjetra shet, që të dyja palët humbin nëse nuk ka interes të përbashkët madje edhe financiar. Kjo do të siguronte për një afat të gjatë mekanizmin e tregut për një pajtim dhe krijim të bashkëpunimit ekonomik midis Prishtinës e Beogradit, njëherësh do të ndërtonte kushtet për normalizim në fusha të tjera”, thotë Mijaçiq.

Normalizimi i raporteve është qëllimi i negociatave në Bruksel, ku në rend të ditës pas shtatë vjetësh ka arritur çështja e pronës në Kosovë. Rreth 60 për qind, sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i takon Republikës së Serbisë, qytetarëve të saj dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Koncepti i bisedimeve për pronën

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thotë se ende vazhdon të bisedohet për konceptin e negociatave për pronat.

Dhe kur të miratohet koncepti, do të negociohet për Brezovicën, për Parkun Kombëtar të Sharrit, për Aeroportin, pronat e Elektro Ekonomisë së Serbisë (EPC), PTK-në, Ekonominë Pyjore të Serbisë (Srbijashuma), Hekurudhën. “Për të të gjitha ato që Prishtina me veprime të njëanshme nga viti 2008 ka konfiskuar duke i shpallur pronë të Kosovës”.

Dushko Çeliq, docent në ‘Fakultetin e Drejtësisë në Prishtinë’ (bëhet fjalë për fakultetin në Mitrovicën e veriut) konsideron se Serbia duhet të insistojë në restituimin e pronës shtetërore, publike dhe atë shoqërore.

praktikë kjo do të thotë kthimin në natyrë të asaj që është përvetësuar kudo që fizikisht ka qenë e mundur. Atje ku nuk ka qenë i mundur kthimi me ndërrim i ndonjë patundshmërie, e ku kjo nuk është e mundur – atëherë do të vinte në konsideratë kompensimi në të holla ose restituimi në të holla”, thotë Çeliq.

“Letra për çdo vidhë që kemi investuar në Kosovë”

“Kemi letra (dokumente) për secilën vidhë që kemi investuar gjatë brezave të kaluara në Kosovë dhe ne, kur është fjala për pronat, jemi në terrenin tonë, meqë serbët i kanë letrat, tapitë, librat për pronat tokësore që tregojnë sa është e vëllimshme prania e jonë në Kosovë”, thotë Gjuriq.

Ai pret që për ato për të cilat ka dëshmi valide dhe dokumente do t’u kthehen pronarëve të vërtetë dhe këta janë “shteti i Serbisë dhe njerëzit tanë”.

Kurse atyre sipas të dhënave që i ka mbledhur docenti i ‘Fakultetit të Drejtësisë në Prishtinë’ u janë uzurpuar miliona parcela kadastrale. Mijëra hektarë tokë të punueshme, banesa dhe shtëpi serbët përpiqen t’i kthejnë më shumë se dy dekada. Proceset, ndërkaq, zhvillohen para gjykatave dhe institucioneve të Kosovës.

thotë se duhet të insistohet për aplikimin e ndonjë mekanizmi ndërkombëtar, se nuk bën t’u lihet autoriteteve të Prishtinës që të gjykojnë dhe të ekzekutojnë rreth këtyre çështjeve dhe se është i domosdoshëm ndonjë mekanizëm ekzekutiv ndërkombëtar.

Vlera e saktë e pronës serbe në Kosovë nuk dihet, por peshohet me miliarda euro. Vetëm prona e Rrjetit Elektrik të Serbisë (EMS-së) dhe e Elektro Ekonomisë së Serbisë (EPS) në Kosovë vlen gati tre miliardë, thuhet në shkrimin e sotshëm të RTS-së, transmeton Koha.net.

Asnjë fjalë për krimet e pamatshme serbe të luftës në Kosovë, për ekonominë e shkatërruar, fshatrat e shtëpitë e djegura, për viktimat e as për investimet e Kosovës në projektet madhore, për kursimet milionëshe devizore të qytetarëve të Kosovës, të rrëmbyera nga Serbia, për dokumentacionin personal e tapitë e pronave familjare, rikujton me këtë rast Koha.net.