Bankat në Kosovë gjatë korrikut kanë miratuar mbi 180 milionë euro kredi

Në bazë të dhënave të raportuara për periudhën e fundit të muajit korrik 2020, niveli i kredive të reja të aprovuara vetëm për këtë muaj ka shënuar vlerën prej 181.5 milionë euro.

Sipas Shoqatës së Bankave të Kosovës, kjo është vlera më të lartë që prej krijimit të sistemit bankar në vend.

“Gjashtë mujori i parë i vitit 2020 ka rezultuar të jetë me sfida të mëdha nga goditja e rëndë e pandemisë COVID-19, duke rezultuar në pasoja të mëdha si për shëndetin e njerëzve ashtu edhe për sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Qëllimi i sektorit bankar është që të vazhdoj të kreditoj ekonominë e Kosovës duke i mundësuar bizneseve dhe ekonomive familjare që të kenë qasje në financa në këto rrethana kur kërkohet më shumë likuiditet për ekonominë e Kosovës”.

Shoqata thotë se, të dhënat e fundit tregojnë që krahas kreditimit të lartë bankat kanë aprovuar, po ashtu një numër të konsiderueshëm të aplikacioneve për shtyrjen e pagesave të kredive në vlerë prej 1.5 miliard euro kështu duke krijuar fleksibilitetin e nevojshëm në ekonomi gjatë kësaj periudhe.

Norma mesatare efektive e interesit për kredi ka shënuar rrënje të dukshme në vitet e fundit duke arritur në 6.2 për qind, normë kjo që është në mesataren e rajonit.

Në fund, Shoqata e Bankave të Kosovës ka bërë të ditur se mirëpret aprovimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe apelon tek Kuvendi i Kosovës që sa më shpejtë të miratoj këtë Ligj.

Bankat në Kosovë fituan 45 milionë euro

Gjatë shtatë muajve të parë të vitit të gjitha bankat komerciale në Kosovë kanë krijuar profit neto rreth 45 milionë eurosh.

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi sistemin financiar, shihet se të hyrat e bankave kanë qenë 159.2 milionë euro, ku 121.6 milionë euro ishin të hyra nga interesi, kurse në muajin korrik të 2019-së është raportuar se këto të hyra ishin 151.2 milionë euro.

Për sa i përket shpenzimeve të bankave, në raport thuhet se 62.2 milionë euro kanë qenë shpenzime administrative nga 114.5 milionë euro të shpenzimeve të përgjithshme.

Zgjerimi i aktivitetit kreditues të sektorit bankar vazhdon të mbështetet nga ecuria e depozitave, rritja e të cilave paraqet burimin kryesor të financimit të kreditimit në vend.

Vlera e depozitave deri në këtë periudhë arriti në 3.95 miliardë euro, krahasuar me 3.5 miliardë euro që ishin një vit më herët, pra kishte rritje vjetore prej 12.2 për qind.

Kjo diferencë e lartë ka ndikuar që bankat gjatë kësaj periudhe të arrijnë fitime mjaft të larta. Derisa dallimi mes interesit në kredi dhe depozita do të jetë i lartë, bankat do të vazhdojnë të kenë shumë të hyra nga interesi dhe fare pak shpenzime për interes.

Aktualisht në tregun e Kosovës operojnë 10 b anka komerciale, prej të cilave 8 janë me kapital të huaj. Numri i degëve të tyre 216, kurse këto banka kanë të punësuar 3,382 punëtorë.

Lini një koment!