Britania rikuperon ekonominë, por jo mjaftueshëm- Rritja 6.6% nuk mbulon humbjet e mëparshme

Ekonomia e Britanisë u rrit për një muaj të tretë radhazi në korrik, duke u zgjeruar me 6.6% ndërsa karantina u lehtësua, por ende nuk ka rimarrë as gjysmën e prodhimit të humbur nga pandemia e koronavirusit, tha të premten Agjencia Kombëtare e Statistikave.

Zgjerimi, që ishte në përputhje me pritjet për një rritje prej 6.7%, pasoi rritjen e qershorit 8.7% dhe majit 2.4%. Ekonomia u tkurr me një ritëm rekord 20.4% në prill, kur pandemia ishte në gjendjen më të keqe, me mbi 1.000 vdekje në ditë.

Prodhimi dhe ndërtimi treguan përmirësime, ndërsa sektori i shërbimeve, i cili përbën rreth tre të katërtat e aktivitetit ekonomik në total, vazhdoi të mos rikuperohet.

Reklama e sponzorizuar

PBB u tkurr 7.6% në tre muajt deri në korrik. Ekonomistët e Londrës kanë parashikuar që PBB e tremujorit të tretë do të rritet me 15%, duke kthyer 55% të rënies së tremujorit paraardhës në tre muaj deri në qershor.

Britania ka pësuar numrin më të lartë të vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Evropë, me mbi 41,000 të vdekur.

Ndërsa vendi është rihapur për biznes dhe fëmijët janë kthyer në shkollë këtë vjeshtë, ka pasur një rritje të re në numrin e rasteve të Covid-19, e cila mund të vendosë frenat në rimëkëmbjen e mëtejshme./SCAN/
Burimi: Business Insider