Cili profesion paguhet më së shumti në Shqipëri?

0
4

Pagat mujore për të punësuarit në Shqipëri kanë hendeqe të mëdha që lidhen me sektorët ku punojnë individët por edhe me profesionin që kanë. Por cilat janë profesionet që paguhen më shumë në vend? Sipas të dhënave zyrtare të Instat, pagën më të lartë mesatare mujore bruto sipas grup-profesioneve ekonomike, e kryesojnë ligjvënësit, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë, me rreth 96 mijë lekë.

Në vendin e dytë renditen specialistët me arsim të lartë, të cilët paguhen mesatarisht me 71 mijë lekë në muaj. Forcat e armatosura renditen në vendin e tretë për pagesat më të larta, me rreth 63.6 mijë lekë në muaj, të ndjekur nga teknikë dhe specialist në zbatim, të cilët paguhen me rreth 59.5 mijë lekë në muaj dhe më tej nënpunësit me 58.5 mijë lekë në muaj. Pagesat mujore nga 40 mijë lekë aplikohen për punonjësit e shitjeve dhe të shërbimeve dhe zbresin deri në 32 mijë lekë në muaj për punëtorët elementarë.

Ndërsa sipas grup aktiviteteve ekonomike, sektori i aktivitetetve financiare dhe të sigurimit, ofron pagat më të larta në ekonomi, ku një i punësuar në këtë fushë merr mesatarsht 118 lekë në muaj, në vendin e dytë renditet sektorin e informacionit dhe komunikacionit me 84.6 mijë lekë në muaj, dhe në vendin e tretë renditet administrata publike me 63.8 mijë lekë në muaj. Pagat më të ulëta i ofron sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit me afro 33.8 mijë lekë në muaj.

Pagesa mujore bruto sipas profesioneve

Ligjvënës, nëpunës të lartë, drejtorët 96 mijë lekë/muaj

Specialistët me arsim të lartë 71 mijë lekë/ muaj

Forcat e armatosura 63.6 mijë lekë/muaj

Teknikë dhe specialistë në zbatim 59.5 mijë lekë/ muaj

Nënpunës 58.5 mijë lekë/ muaj. /Scantv/