Dyshime për anashkalim të procedurave gjatë rekrutimit të 20 inspektorëve tatimorë

Shumë paqartësi, parregullsi dhe anashkalim të procedurave, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) e kanë përcjellë procesin e rekrutimit të 20 inspektorëve tatimorë në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Procesi është zhvilluar në fillim të vitit që shkoi dhe me gjithë vërejtjet dhe ankesat e konkurrentëve, ATK-ja ka nënshkruar aktemërimet për 20 pozita. Këtë e ka bërë pasi që kishte refuzuar si të pabazuara ankesat që ishin bërë për procesin, si dhe pas një përgjigjeje që kishte marrë nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, në të cilin sipas ZKA-së janë deponuar disa ankesa për procesin në fjalë, se ky organ nuk do të mund të merrte vendime për ankesat, pasi që nga janari i vitit 2019 është jofunksional. Ky këshill ka mbetur pa kuorum pas skadimit të mandatit të disa anëtarëve dhe dështimit të Kuvendit për të zgjedhur anëtarët e rinj, shkruan KOHA.

Por, sipas ZKA-së, i tërë procesi i rekrutimit në ATK është përcjellë me paqartësi, parregullsi dhe anashkalim të procedurave. Lidhur me këtë proces, si dhe gjetjet e ZKA-së, KOHA ka kërkuar përgjigje nga ATK-ja, por të enjten ata nuk kanë kthyer përgjigje. Përgjigje nuk ka kthyer as Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, i cili vazhdon të jetë ende jofunksional.

Këto gjetje janë pjesë e një dokumenti të ZKA-së, i cili është publikuar këto ditë, por që nuk ka qenë pjesë e raportit vjetor të Auditimit për ATK-në për vitin e kaluar.

“Ne kemi përgatitur këtë dokument (letër për menaxhmentin), në të cilin kemi prezantuar këtë çështje dhe kemi dhënë rekomandimet për të përmirësuar menaxhimin e tyre”, thuhet në këtë dokument.

Në të thuhet se ATK-ja duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës dhe në Rregulloren e Ministrisë së Administratës Publike për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, kishte shpallur konkurs të jashtëm për rekrutim të 20 pozitave për inspektorë tatimorë.

Në ekzaminimet e tij Auditori ka vërejtur disa çështje. Ndër çështjet që ka identifikuar ZKA-ja në këtë proces është se 6 prej kandidatëve të emëruar inspektorë tatimorë nuk kishin bashkangjitur dëshmi për përvojën e punës në aplikacionet e tyre

Lini një koment!