Falë kosovarëve dhe emigrantëve, turizmi shqiptar shpëtoi

Sipas raporteve zyrtare thuhet se mbi 1 milion vizitorë nga Kosova kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajve janar-gusht 2020, tregojnë burime nga Dogana e Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Edhe pse thuhet se afro 52% turizmi është më i ulët si shifër, krahasuar me një vit më parë, falë shqiptarëve të Kosovës dhe në të gjitha trevat e tjera shqipfolëse, në veçanti emigrantëve nga diaspora, turizmi ka mundur të sigurojë të paktën mbijetesën këtë sezon veror, transmeton tutje albinfo.ch.

Shumica e pushuesve për këtë vit kanë preferuar Sarandën, me kapacitet të plotësuar në struktura 60%.

Reklama e sponzorizuar

Turizmi patriotik duket se përmbushi misionin, duke mos lejuar vdekjen e operatorëve vendas dhe ngritjen e këtij sektori në kufijtë e mbijetesës. Pa dyshim, ndryshimi ka ardhur nga shqiptarët e Kosovës dhe të trevave të tjera shqipfolëse.