Punëtorët teknikë në spitale paralajmërojnë bojkotim të punës

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të cilët punojnë̈ në QKUK, në Spitalet Rajonale, në Qendrat e Mjekësisë̈ Familjare dhe Ambulancat, për një orë sot kanë protestuar në vendet e tyre të punës për mos përfshirje në pagat shtesë prej 300 eurosh për korrik dhe gusht.

Ata kanë paralajmëruar bojkotim të punës nëse nuk i marrin shtesat për këta dy muaj.

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, tha se edhe këta punëtorë janë të rrezikuar, prandaj duhet të përfshirën në listën për stimulim.

Ai po ashtu tha se punëtorët teknik janë edhe më të rrezikuar se vetë mjekët. Derisa e konsideron diskriminim, Azemi thotë se nuk merren parasysh kërkesat e tyre do i ashpërsojnë masat./KP/

Lini një koment!