AKK-ja thotë se s’ka hapësirë për gjobitje në laboratorin ku testi për PCR kushtoi 200 euro

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Gjashtë muaj pas fillimit të pandemisë, ende nuk ka rezultat të ndonjë hetimi për rritjen e çmimit të barnave të kontraktuara në këtë periudhë.

Autoriteti i Konkurrencës tashmë ka pranuar raport preliminar nga terreni dhe do të fillojë hetimet.

Fatime Haziri, pjesë e këtij institucioni, ka thënë se hetimet do të bëhen në kohën kur tenderët janë nënshkruar në kohë të pandemisë, raporton KOHA.

Reklama e sponzorizuar

Opozita e atëhershme pati kritikuar Qeverinë Kurti për çmimet e larta në tenderët e barnave.

Ky institucion është i bindur se nuk ka shkelje nga laboratori privat, që deri para 1 jave ishte i vetmi që kryente testet molekulare PCR për COVID-19.

Drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka deklaruar se 4 raste kanë paguar nga 200 euro për këtë test, por që nuk ka hapësirë për gjobitje.

Në konferencën e AKK-së është folur edhe për çmimin e policave të sigurimit e ngritjen e çmimit të çimentos për 20 për qind. Për këtë Prestreshi ka thënë se do të nisin hetim.

Përveç AKK-së, hetim preliminar, siç ka mësuar KOHA, pati nisur edhe Policia e Krimeve Ekonomike.