Mundësi e mirë për punësimin e të rinjve

Rjeti CSR Kosova, me mbështetjen e UNICEF dhe SIDA, në kuadër të projektit Kosovo Generation Unlimited (K-GEN U) hap thirrjen për kandidat të moshës 15-24 për punë praktike me pagesë, për periudhë 3 mujore, me mundësi punësimi (sipas vlerësimit të performancës dhe nevojave të kompanive).

Këto vende të punës praktike do të jenë nëpër kompani, organizata e institucione partnere, në profile të ndryshme profesionale.

Për t’u bërë pjesë e procesit të rekrutimit, apliko përmes linkut të dhënë më poshtë deri më 21 Shtator.

APLIKO: https://forms.gle/cVë9qc48YcNQGiiJA

Pas një procesi të selektimit dhe përshtatjes me vendet e hapura të internshipit, kandidatët do të njoftohen për procedurat e tjera të rekrutimit. #KGenU #genunlimited #csrkosovo

Ky projekt u mundësua nga partneriteti me UNICEF dhe SIDA për fuqizimin e të rinjëve.

Lini një koment!