A do të tatohet 10 përqindshi i tërhequr nga Trusti?

Pasi që kontributet e trustit tatohen me tatimin në të ardhura personale, Qeveria ka vendosur t’i propozoj Kuvendit që 10 përqind-shi i tërhequr të përjashtohet nga tatimi për të ardhurat personale, thuhet në raportin “Plani i Rimëkëmbjes së Qeverisë, 10 përqind i Trustit: Pse kjo masë funksionon?”.

Ligji Nr. 05/L -028 për Tatimin në të ardhura personale, respektivisht neni 6, pika 1.1 thotë që tatimi në të ardhura personale vjetore ngarkohet sipas shkallëve: “Për të ardhurat e tatueshme nëntëqind e gjashtëdhjetë euro (960 €) ose më pak, zero për qind (0%)”.

Sa i përket kontributdhënësve, rreth 50 përqind e tyre kanë të kursime në trust deri në 1000 euro. Ndërsa, 90 përqind e tyre kanë kursime deri në 10,000 euro.

“Kjo do të thotë që rreth 90 përqind e kontributdhënësve nuk do të tatoheshin me tatim në të ardhura personale. Nga kjo rezulton që pjesa tjetër e kontributdhënësve me kursime deri në 25,000 euro do të i ndihmonte buxhetit të shtetit me vetëm rreth 4,000,000 euro nëse ata do të tatoheshin me tatim në të ardhura personale”, thuhet në raport.

Andaj edhe nëse modifikohet Draft Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike pas Pandemisë COVID- 19 për të tatuar tërheqjet mbi 3000 euro, do të ulej ndikimi në buxhet për gjysmën e vlerës.

Lini një koment!