Oda e Afarizmit: Serbia po shkel marrëveshjen e CEFTA-së dhe atë të Brukselit

Shkelja e marrëveshjes së CEFTA-së dhe asaj të Brukeselit nga ana e Serbisë gjatë qarkullimit të mallrave nga Bashkimi Evropian transit për në Kosovë, duke detyruar bizneset vendore që të regjistrohen dhe paguajnë taksa në Serbi, shqetësimet e bizneseve për mos përfshirje të shumicës së rekomandimeve në Pakon e Rimëkëmbjes ishte temë e diskutimit që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) që kishte me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Sipas OAK-ut, kjo po ndikon në ngritjen e ҫmimit të produktit, me ҫka po dëmtohet qytetari i Kosovës dhe bizneset e Bashkimit Evropian me çka bizneset vendore po detyrohen pa dëshirën e tyre të kërkojnë tregje të tjera.

“Një gjë e tillë po ndikon edhe në marrëdhënien e Kosovës me shtetet e Bashkimit Evropian si me Gjermaninë, Italinë, Slloveninë, Austrinë, Kroacinë, Holandën…etj. Me këtë rast, OAK do i drejtohet me një letër njoftimi edhe BE-së duke treguar se Serbia nuk është duke respektuar marrëveshjet e nënshkruara deri më tani. Lidhur me këtë ҫështje si dhe problemet me Ligjin për Tregti të Brendshme, vendimi për ndalimin e importit të vajit të Palmës, rastin e biznesit Trofta duke mos pasur mundësi të eksportit të peshkut në Maqedoninë e Veriut, rast ky i cili është aktiv për më shumë se një vit dhe ende nuk ka marrë zgjidhje definitive si dhe ҫështjes së vendosjes së flamujve për të gjitha produktet”, thuhet në njoftimin e OAK-ut, përcjell Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

OAK thotë se në rast se nuk përkrahet me urgjencë biznesi, zvogëlimi i numrit të punëtorëve do të jetë i pashmangshëm. /Telegrafi/