Nuk kalon as rezoluta për situatën financiare në Telekomin e Kosovës

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, nuk ka kaluar propozim-rezoluta për situatën financiare të Telekomit të Kosovës.

Me 28 vota për, 42 kundër dhe 1 abstenim nuk miratohet debati parlamentar i propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu, në këtë seancë në mungesë të kuorumit ka dështuar të miratohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Ky Projektligj, po ashtu nuk kishte marrë votat në lexim të parë në muajin gusht, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës refuzuan ta votojnë ndonëse ministrja e Financave, Hykmete Bajrami bëri thirrje për votimin e tij.

Lini një koment!