Njësitë prodhuese të KEK-ut u vizituan nga Bordi i Drejtorëve, flasin për sfidat e prodhimit

0
1

KEK-u njofton se Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës.

Gjatë kësaj vizite u fol për sfidat me të cilat ballafaqohen divizonet prodhuese të korporatës.

Në këtë njoftim thuhet se Bordia ka qenë i gatshëm për të përkrahur kërkesat e punëtorëve.

Ky është njoftimi i tyre i plotë:

Sot, me dt: 17.09.2020, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK sh.a. ka Vizituar Termocentralin Kosova A (TC-A), Divizionin e Prodhimit të Qymyrit (DPQ) dhe Termocentralin Kosova B (TC-B).

Gjatë vizitës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve është njoftuar nga menaxhmentet dhe punëtorët e divizioneve përkatëse me ecurinë e punëve ditore por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohen divizionet prodhuese të korporatës.

Nga ana tjetër, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka falënderuar të gjithë stafin e divizioneve përkatëse të prodhimit duke i cilësuar ata si asetin më të çmueshëm të korporatës. Më tej, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur të gjitha projektet dhe kërkesat e tyre të cilat janë në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret e brendshme në fuqi.