Vendet që lëvizin në të majtë

Le të flasim për standarde. Rreth 35% e popullsisë në botë i jep makinës nga e majta. Ose për ta thënë me fjalë të tjera, rreth dy e treta e popullsisë në botë lëvizin në anën e djathtë të rrugës. Siç shihet në hartën e Statista, vendet në ngjyrë portokalli, “të majtët”, janë kryesisht ish-koloni britanike.

Thuajse gjithnjë në vendet ku njerëzit lëvizin në anën e djathtë të rrugës, makinat janë ndërtuar në mënyrë që drejtuesi të ulet në anën e majtë të makinës. Në të kundërt, drejtimi në anën e majtë të rrugës zakonisht nënkupton që vendi i shoferit është në anën e djathtë të makinës.

Nën hartën e botës gjeni edhe listën e plotë të të gjithë vendeve në botë dhe anën e rrugës në të cilën e ngasin shoferët.

Reklama e sponzorizuar

Pjesa më e madhe e vendeve që e drejtojnë makinën nga e majta janë ish-koloni britanike Duke përfshirë Afrikën e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re. Vetëm katër vende në Europë lëvizin ende në të majtë dhe janë të gjithë ishuj. Ato janë: Mbretëria e Bashkuar, Republika e Irlandës, Malta dhe Qipro.

Burimi: Il Sole 24 Ore / Infodata