Luhatje të vazhdueshme për Paundin britanik ndërsa Euro mbetet ‘statike’

Kjo ka qenë relativisht konstante për monedhën europiane e cila nuk ka pësuar luhatje të forta të vlerës duke e mbyllur ditën e djeshme në kuotën e 124.03 lekë pa ndonjë diferencë të konsiderueshme me ditën e hënë.

Ndërkaq Paundi britanik është valuta që ka regjistruar luhatjet më të ndjeshme në tregun valutor vendas, duke fituar gati 2 pikë deri ditën e enjte për të humbur më pas sërish rreth 1 pikë ditën e premte për të kapur në fund të kësaj jave vlerën e 135.91 lekë.

Dollari amerikan sikurse edhe Euro nuk ka pësuar lëvizje të vlerës gjatë periudhës së 14-18 shtatorit, duke qëndruar stabël në nivelin e 104.66 lekë edhe ditën e djeshme sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka shënuar ndonjë lëvizje të fortë apo të madhe të kuotës gjatë kësaj javë duke u këmbyer ditën e hënë me 115.34 lekë ndërsa ditën e premte me 115.23 lekë. /Scan-tv/