Themeluesi i “Alibaba” nuk është më personi më i pasur në Kinë

Njihuni me njeriun e ri më të pasur të Kinës.

Zhong Shanshan, themeluesi i markës popullore kineze të ujit në shishe, Nongfu Spring, ka tejkaluar themeluesin e Alibaba-s, Jack Ma për t’u bërë personi më i pasur i vendit, sipas indeksit të Miliarderëve Bloomberg, raporton CNN.

Zhong ishte tashmë personi i tretë më i pasur i Kinës pasi kompania që drejton doli në bursat botërore në fillim të këtij muaji me një listë të firmave të tjera në Hong Kong, transmeton Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Që nga e Mërkura, vlera e tij e vlerësuar neto kishte arritur në 58,7 miliardë dollarë, duke tejkaluar 56,7 miliardë dollarë të Ma-s, sipas llogaritjeve të Bloombergut.

Statusi i ri i Zhongut gjithashtu e vë atë përpara Pony Ma-s, i cili themeloi Tencent (TCEHY). Ndryshe nga Jack Ma dhe Pony Ma, Zhong nuk është një sipërmarrës i teknologjisë.

Jashtë aksioneve të tij në Nongfu Spring, ai është kreu i një prodhuesi të vaksinave, “Farmaci Biologjike Beijing Wantai”. Kjo kompani doli publike në Shangai këtë vit, e cila gjithashtu ndihmoi në rritjen e pasurisë së Zhongut.