Familja mbretërore britanike përballet me një “goditje” prej gati 45 milionë dollarë, për shkak të coronavirusit

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II dhe familja e saj po përballen me një goditje prej 35 milionë paund (45 milionë dollarë) nga pandemia e coronavirusit, pjesërisht për shkak të një mungese turistësh, ka thënë të premten menaxheri i parave të Monarkisë.

Duke bërë të ditura llogaritë vjetore të familjes mbretërore, “Mbajtësi i Çantës”, Michael Stevens tha se mungesa e të ardhurave nga vizitorët në ndërtesat mbretërore ka të ngjarë të sillte një mungesë të përgjithshme të financimit prej 15 milionë paund (19 milionë dollarë) për tre vjet.

Ai tha se ndikimi i pandemisë ka të ngjarë të shkaktojë një mungesë prej 20 milionë paund (25.4 milionë dollarë).

Reklama e sponzorizuar

Stevens tha se familja mbretërore nuk do të kërkonte më shumë para qeveritare por “do të shikonte të menaxhonte ndikimin përmes përpjekjeve dhe efikasiteteve tona”.