Shqipëria — i vetmi shtet në Evropë pa Flamur Blu në Plazhe

Shkruan: Lavdim Pepaj

Jetojmë në një kohë ku për pak sekonda çdo gjë që na intereson mund ta gjejmë në internet. Sigurisht se edhe për të zgjedhur një vend pushimi, apo një hotel, vëmendje ju kushtojmë gjithashtu edhe komenteve në internet nga vizituesit e mëhershëm. Po të hysh në faqet për udhëtime si TripAdvisorBooking, e shumë të tjera, dhe të lexosh komentet për Shqipërinë, vëren se ka shumë nga ata të cilët nuk shkruajnë edhe aq mire. Mes atyre shkrimeve mund të hasni edhe në pyetjen “A është e sigurt Shqipëria?”. Vetëm ideja që dikush pyet “a është e sigurt” të bën të hysh dhe të lexosh, e aty gjenë një detë pa fund me komete, disa të mira e disa të këqija — e në turizëm gjithmonë e keqja merr vëmendje më të madhe.

Viteve të fundit në modë per promovimin e vendeve turistike, janë edhe blogerët e udhëtimit. Ka nga ata të cilët Shqipërinë e shohin si vend të bukur turistik, por me menaxhim të dobët të turizmit. Duke e marrë parasysh ndikimin e këtyre faqeve në masën turistike botërore, paraqitja e dobët e Shqipërisë në to është mjaftë temë shqetsuese.

Reklama e sponzorizuar

Shqipëria vazhdon te mbetet shënjestër e atyre turistëve të cilët në të shumtën e rasteve shikojnë çmimin, por jo edhe kushtët me të cilat do të përballën gjatë pushimit. Arsye për këtë sjellje të turistëve mund të jetë fakti se masa më e madhe e tyre vijnë nga vendet fqinje, që dihet se kanë një ekonomi jo të zhvilluar. Kjo mund të bëjë ata të koncentrohen më shumë te çmimi, por gjithashtu edhe mos-njohuria e kushteve primare për turizëm të sigurtë mund të luaj rol.

Kushti primar në turizëm, si për turistin ashtu edhe për produkt-dhënësin, është që vendi të jetë i sigurt dhe i pastert. Sidomos tani gjatë pandemisë, e kemi kuptuar edhe më mirë vleren e pastërtisë.

Fondacioni për Edukimin Mjedisor (FEE) është një organizatë ndërkombëtare jofitimprureëse që merret me përmirësimin, ruajtjen si dhe testimin e kushteve mjedisore, në shtete të ndryshme të Botës. Në kuadër të këtij fondacioni është edhe programi “Flamuri Blu”, i cili kryesisht teston dhe çertifikon plazhet, marinat dhe jahtet.


Programi “Flamuri Blu”

Programi “Flamuri Blu” ka filluar për herë të parë në Francë në vitin 1985. Ai është zbatuar në Evropë që nga viti 1987, ndërsa në vende jashtë Evropës që nga viti 2001.

Sot, Flamuri Blu është kthyer në një program vërtet global me një numër gjithnjë e në rritje të vendeve pjesëmarrëse. Ky program ka per qellim mbrojtjen dhe zhvillimin e ujërave të ëmbla dhe zonave bregdetare. Me ndihmën e këtij programi qeveritë dhe bizneset private të plazheve kanë rritur standardet e tyre si:

  • permisimin e cilësisë së ujit
  • pastërtinë e mjedisit
  • edukimin dhe
  • sigurin e jetës

Çfarë Simbolizon Flamuri Blu Në Plazh

Shumë shtete dhe biznese turistike, Flamurin blu e konsiderojnë si një faktor të rëndësishëm për tëreqjen e turistëve. Në qoftë se shohim flamurin blu duke valuar në një plazh duhet ta dijmë se kemi të bejmë më një ambiet të pastërt dhe të sigurt. Pra ky flamur është simbol i pastertisë së ujit dhe plazheve, gjithashtu sigurisë së turistëve gjatë qëndrimit në atë zonë. Ky flamur bashkon turizmin me mjedisin në nivele lokale, rajonale, dhe kombëtare.

Megjithatë, jo çdo plazh arrin ta fitojë një flamur të tillë, për shkak të kritereve strikte të cilat janë vendosur nga programi në fjalë. Egzistojnë 33 kritere që një plazh duhet t`i plotesojë që të fitojë një Flamur Blu.


Pse Shqiperia pa Flamur Blu

Një turist nga Evropa perëndimore, i cili gjatë pushimit jashtë shtetit shpenzon 1000–1500 euro, sigurisht se do ti shikojë kushtet e atij vendi. Një ndër këto kushte është edhe ky flamur. Shqiperia është i vetmi vend turistik në Evropë që nuk e posedon as edhe një Flamur Blu.

Image for post
Harta e cila tregon plazhet, marinat dhe jahtet që posedojnë Flamurin blu — Shqipëria pa asnjë flamur

Përderi sa turizmi shqiptar nuk e plotëson këtë kusht, kjo të bën të mendosh se turistet e huaj nuk janë targeti kryesorë i Shqipërise. Kjo nënkupton se bizneseset bregdetare janë të kënaqur me turistë nga vendet me ekonomi jo shumë të zhvilluar.

Shtetet fqinje duket se kanë një ploitikë më ndryshe. Ata janë të fokusuar në përmirsimin e kushteve në plazhe, gjë që tërheq turistë cilësor të cilët lejnë shuma të mëdha parash. Këtë më së miri na e vërteton Mali i zi, i cili ka plotësuar kriteret e programit “Flamuri Blu” për 32 plazhe dhe një marinë. Sigurisht që edhe çmimet e shërbimeve dhe produkteve turistike janë më të larta. Krahsimi me Greqinë duket të jetë i pa kuptim, pasi që ajo ka 497 plazhe me flamuj blu dhe renditet e dyta pas Spanjas, e cila ka 590. Më dobët se këto dyja, qëndron Kroacia e cila posedon 93 plazhe me flamuj blu.

Image for post
Tabela e shteteve me numrin e flamujve blu për plazhe, marina dhe jahte

Shteti i Shqipërisë dhe bizneset turistike duhet të dijnë që nëse duan të kenë turistë cilësor duhet të përmirsojnë kushet për ata. Mos të harrojmë se viteve të fundit një numër i madh i turistëve nga Kosova, janë duke preferuar Malin e Zi dhe Turqinë, vende të cilat ofrojnë kushte shumë më të mira se bregdeti Shqipëtar. Kjo gjë tregon se edhe ata dijnë ta vlerësojnë pushimin cilësor, edhe nëse kjo do të thotë shpenzime më të mëdha. Kroacia e Greqia gjithashtu janë në listën e opsioneve, mirpo për shkak të vështirësive të proceduarve për tu pajisur me vizë, këto vende janë më pak të vizituara nga kosovarët. Liberalizimi i vizave do të mundesonte një shpërndarje të tyre më të gjërë për pushime, e sidomos ato verore.

Shqipëria vazhdon të mos jetë në nivel me shtetet fqinje, sa i përket zhvillimit të turizmit në vend. Kjo është për të ardhur keq, për vetë faktin se kushtet natyrore janë shumë të ngjajshme — deti i njejtë, plazhe ndoshta edhe me të mira, dielli ngroh njejtë, e gjithashtu kemi vende historike e kulturore, që zakonisht i tërheqin turistët e huaj. Mos menaxhimi i mirë i këtyre faktorëve natyrorë, bën që të kemi kaq shumë diferencë me fqinjët.

Nuk mbet gjë tjetër veç se të shpresojmë që shteti shqiptar të përmirsojë gjendjen e turizmit në vend, për të tërhequr turistë të huaj, qoftë edhe duke angazhuar ekspertë nga jashtë vendit. E sa i përket kosovarëve, ata bregdetin shqiptar e shohin si shtëpi të tyre. Prandaj, kosovarët do jenë aty në kushte të mira e në të kqija, edhe kur nuk ka asnjë flamur blu, por edhe atëherë kur virusi nuk na lë të dalim nga shtëpitë tona.