Kush përfitoi nga 137 milionë eurot e ndara nga Qeveria?

Përmes një komunikate për media Ministria e Financave ka njoftuar për të gjitha vendimet e marra lidhur me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Komunikata e plotë:

Nga fondi prej 365,000.00 euro i Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, deri më tani janë ekzekutuar 137,000.00 euro për masat e pakos fiskale emergjente.

Janë ndarë poashtu 5,000.00 për fushën e arsimit dhe shkencës si dhe 10,000.00 euro për Komunat e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës kemi ndarë edhe 87,000.00 euro në funksion të zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për financimin e masave si në vijim:

Për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit janë ndarë gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,000 €) për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive, bazuar në numrin e të punësuarve.

Për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë ndarë shtatë milionë e pesëqind mijë euro (7,500,000 €) për dyfishimin e pagesës së skemës së asistencës sociale për periudhën tetor-dhjetor 2020. Kjo pagesë realizohet në baza mujore së bashku me pagesën e rregullt të kësaj skeme sociale.

Për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural janë ndarë dymbëdhjetë milionë euro (12,000,000 €) për dyfishimin e shumës së subvencioneve, krahasuar me 2019, për secilën kulturë/masë, sipas kritereve dhe procedurave të Programit për Pagesat Direkte për vitin 2020 dhe udhëzimit administrativ (MBPZHR) Nr. 03/2020 për Pagesat Direkte në Bujqësi për vitin 2020.

Për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit janë ndarë një milion euro (1,000,000 €) për mbështetjen e sektorit privat në fusha specifike.

Për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit janë ndarë një milion euro (1,000,000 €) për mbështetjen e ndërmarrjeve publike.

Për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve janë ndarë dy milionë e pesëqind mijë euro (2,500,000 €) për përkrahjen e kulturës, rinisë dhe sportit.Për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal janë ndarë një milion euro (1,000,000 €) për zhvillim të balancuar rajonal.

Për Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Komunitete), ndahen një milion euro (1,000,000 €) për mbështetjen e projekteve ekonomike të pjesëtarëve të komuniteteve.

Për Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit janë ndarë një milion euro (1,000,000 €) për fuqizimin ekonomik të grave.

Lini një koment!