Bankat fituan 51.4 milionë euro për tetë muaj

Sektori bankar në Kosovë po realizon fitime në nivel rekord, përkundër krizës së shkaktuar në ekonomi nga pandemia Covid-19.

Për tetë muaj (Janar-Gusht) bankat realizuan një fitim të pastër prej 51.4 milionë euro.

Të hyrat nga interesi ishin 139.9 milionë euro, derisa shpenzimet 85 milionë euro. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar