Fermerët e qumështit protestojnë, derdhin qumështin në rrugë

Fermerët e Qumështit janë duke e mbajtur protestën e thirrur nga dje.

Mirëpo të njëjtit janë ndalur te rrethi i Dragodanit pasi që Policia nuk po i lejon të vazhdojnë në drejtim të Qeverise.

Fermerët kanë thënë se do të presin deri sa Policia t’ua lejojë kalimin. Para Qeverise ata po synojnë t’i zbrazin deri në gjashtë cisterna qumësht.

Reklama e sponzorizuar

Kjo protestë po mbahet edhe pas takimit të prodhuesve të qumështit me kryeministrin Avdullah Hoti, i cili u mbajt sot.

Madje Hoti ka premtuar se do të subvencionojnë prodhimet e qumështit, derisa të dyja palët kanë bërë thirrje që protesta e thirrur sot të mos mbahet.

Më vonë ata kanë nisur edhe derdhjen e qumështit nëpër rrugë.