Puna nga shtëpia: 5 top aplikacionet për punë online

Pjesë e pandashme e punës prej shtëpisë, sigurisht që është edhe mbajtja e takimeve online përmes video-aplikacioneve të ndryshme. Për me ju lehtësu krejt këtë proces, po ndajmë me ju 5 aplikacionet më të mira për takime online.

1. Zoom

Zoom është një nga aplikacionet që më së shumti po përdoret gjatë kohëve të fundit. Përpos mbajtjes së takimeve, Zoom ju lejon të organizoni edhe trajnime e video-webinars të ndryshëm. Ndër të tjera, edhe pse është me pagesë megjithatë ofron edhe disa mundësi falas si psh. takime me deri në 100 pjesëmarrës për 40 minuta dhe ‘Screen sharing’ që do të thotë të ndani me të tjerët ekranin tuaj, veçori tejet e mirë sidomos për trajnime apo prezentime të ndryshme. Zoom i ka 5 plane të krijimit të llogarisë prej të cilave ju mund të zgjedhni: Zoom Free, Zoom Pro, Zoom Business, Zoom Entreprise dhe Optional-Zoom Rooms.

zoom app

2. Skype 

Skype është një platformë e cila mundëson mbajtjen e takimeve online përmes karakteristikave të shumta që na ofron. Përmes planit falas, ju keni mundësi të mbani takime me 50 pjesëmarrës, të dërgoni mesazhe, të ndani ekranin tuaj me të tjerët apo edhe të incizoni takimin. 

Reklama e sponzorizuar
skype

3. Google Meet

Google Meet është një platformë falas komunikimi që përmban thirrje telefonike, video dhe mesazhe për deri në 10 përdorues. Është ideale për përdoruesit e Google pasi Google Meet është futur në Gmail dhe mjete të tjera Google. Një nga karakteristikat më unike të Google Meet është se lejon përdoruesit të transmetojnë thirrjet e tyre përmes videove live në YouTube.

google hangouts

4. Facebook Messenger Video Call

Facebook Mesenger Video Call është platoformë e komunikimit nën umbrellën e Facebook dhe përdoret nga më shumë 600 milion njerëzit në të gjithë botën e të cilët e përdorin për të bërë thirrje me video, duke ju lejuar atyre dhe pjesëmarrësve ta shohin njëri-tjetrin ballë për ballë duke përdorur kamerën tyre të telefonave të menqur, dhe të bisedojnë me zë në vend të tekstit me anë të përdorimit të mikrofonit në pajisjet e tyre.

facebook messenger video call app

5. GoToMeeting

Një tjetër program i njohur për takimet online është GoToMeeting, një platformë komunikimi për biznese. Jo vetëm që platforma ju lejon të inkuadroni deri në 100 pjesëmarrës, por gjithashtu mund të përdorni mundësinë GoToWebinar e cila është një platformë takimesh online, ku përdoruesit mund të planifikojnë, prezentojnë dhe përcjellin me pjesëmarrësit një Webinar. GoToWebinar përmban sondazhe, ftesa automatike në Webinar dhe Email,  të dhëna për pjesëmarrësin, performancën e Webinar-it dhe një bibliotekë e videos. /Hallakate/

gotomeeting app

Burimi: Zoom, Skype, Google Hangouts, JoinMe, GoToMeeting