Zemaj: Sot në Kosovë asnjë i vdekur nga koronavirusi, 77 raste pozitive

Në Kosovë sot nuk është shënuar asnjë rast i të vdekurve nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një postim në Facebook njofton se kanë rezultuar pozitivë 77 pacientë.

“Sot Kosova po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, nga 649 testime që janë bërë, pozitivë kanë rezultuar 77”, shkroi ai. 

Lini një koment!