Hoti pesimist për hapje të tregjeve të kafshëve dhe veturave

Pamundësia e mbikëqyrjes së respektimit të masave në tregjet e kafshëve dhe veturave po bëhet shkak që të njëjtat mos të hapen me vendim qeveritar.

Kryeministri Avdullah Hoti në seancën e sotme plenare tha se tash kur janë në prag të valës së duhet do të jenë më të kujdesshëm për marrjen e vendime për lirim të masave restriktive.

“Krejt këto veprime që i kemi marrë edhe kur i kemi mbyllur aktivitetet, edhe kur i kemi hapur disa me kushte të caktuara me 25 shtator i kemi bërë në përputhje me rekomandimet që na vijnë nga Instituti. Vlerësimet e tyre në rastet konkret të këtyre tregjeve është pamundshme që ne t’i mbikëqyrim respektimin e masave për mbrojtjen nga Covid. Kjo ka qenë arsyeja pse deri tash nuk kemi pasur mundësi të marrim një vendim për lirim të atyre aktiviteteve. Tash veç kemi hyrë në periudhën e vjeshtës dhe jemi para rrezikut për t’u përballur me valën e dytë. Por duhet të jemi të kujdesshëm se cilat vendime duhet t’i marrim. Por garantojë që këto vendime do të bazohen vetëm në rekomandimet që vijnë nga ekspertët e fushës dhe Instituti”, tha ai.

Por këto, deputeti i AAK-së, Gazmend Syla i konsideroi si të pakuptimta.

“Ka qenë goxha e pakuptimtë edhe për mua dhe këta njerëz që po flas se në një hapësirë prej katër hektarëve mos me u zhvillu treg. Gjithmonë duke i respektuar masat, ndërsa tregjet e gjelbra kanë funksionuar. Për mua ka qenë e pakuptimtë logjikisht”, tha ai./KP/

Lini një koment!