LVV në Kastriot publikon emrat e të punësuarve të AAK-së

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Kastriot e sheh me shqetësim nepotizmin që AAK po e bën sistem në Komunën tonë. Përfaqësusit e këtij subjekti në paraqitjet e tyre publike po deklarohen që “në Kastriot nuk ka me të njohur”.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Kastriot u’a dëshmon se kjo parti ka instaluar dhe po instalon sistem të familjarizmit në institucione publikeJa disa nga dëshmitë:

•Vllai i Kryetarit të Komunës punësohet në KEK, gjatë pushtetit të AAK në Kastriot.

•Vajza e xhaxhait të kryetarit bëhet Drejtoreshë në shkollën e mesme “17 Shkurti”.

•Njëra nga përfitueset e grantit për Gratë në Biznes është në lidhje të afërt familiare me Kryetarin dhe Kryesusin e Kuvendit Komunal.

•Djali i këshilltarit komunal punësohet në ndërmarrjen “Pastrimi” posa babai e lë LDK-ën për të kaluar në AAK.•Bashkëshorti i nënkretares së AAK-ës punësohet në ndërmarrjen “Pastrimi”

•Njëra nga banesat e ndara për rastet sociale i dhurohet xhaxhait të këshilltarit komunal të AAK-ës që ishte edhe pjesë e komisonit.

•E punësuara në pozicionin Zyrtarë për Ndriqim Publik, është familiare e drejtorit të Infrastrukturës dhe militante e AAK-s.

•Fitusi i konkursit të fundit për Menxher Projketesh, është ish kandidat për këshilltar të KK nga radhët e AAK, njëkohesisht dhe militant.

•Drejtori i shkollës së mesme profesionale “Ismail Dumoshi”, është militantë i AAK-s.

•Zv. Drejtori i shkollës “Hasan Prishtina” në Milloshevë, është militant i AAK-s.•Ushtrues detyre i zv. Drejtorit të shkollës “Ibrahim Rugova”, është militant i AAK-s.

•Vllai i kryetarit, njëkohësisht këshilltarë në Kuvendin Komunal punëson dhëndrin në QKMF.

•Brenda një harku të shkurter kohorë një kompani që është në proces gjyqësor fiton 2.2milion euro tendra nga komuna jonë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Kastriot vlerëson se këto janë vetëm disa nga dëshmitë e këtyre fenomeneve negative të kësaj partie. Gjithashtu edhe përfituesit e subvencioneve në shumicen e rasteve janë anëtarë të AAK-së.

Ka edhe raste kur kjo parti u’a ndanë drejtorve dhe këshilltarvë komunal nga radhët e pushtetit që secili t’i caktoj nga dy ose tre perfitusë, varësisht prej fuqisë elektorale të tyre, e për qytetarët që maltretohen në çdo proces, zyrtarët komunal nuk lodhen fare.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Kastriot u bën thirrje organeve të rendit dhe medieve që të merren me këto raste që po dëmtojnë tejë mase barazinë qytetare.Lëvizja VETËVENDOSJE! Kastriot

Lini një koment!