Anëtarët e Bordit të AKP-së për një mbledhje marrin mbi 3 mijë euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit -(AKP)

Ish-Kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Petrit Gashi, derisa po raportonte në Komisionin Hetimor të Kuvendit të Kosovës mbi privatizimin në Kosovë, ka zbuluar detaje mbi të hyrat marramendëse që realizojnë anëtarët e bordit të AKP-së.

Për një mbledhje, sipas Gashit, një anëtar bordi në kohën e tij ka marrë mbi 3 mijë euro.

“Më shumë se 3 mijë euro për një mbledhje bordi…një mbledhje e bordit vlerësohet 6 ditë pune”, ka thënë Gashi. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar