Tre të vdekur në Kosovë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 118 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, tre persona kanë vdekur nga koronavirusi.

IKSHPK-ja njofton se gjatë kësaj periudhe nga 828 monstra, janë infektuar 118 persona me koronavirus, ndërsa 50 janë shëruar, shkruan KOHA.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vend është 17 mijë e 9, derisa i të shëruarve deri më sot është 14 mijë e 716.

Reklama e sponzorizuar

Raste aktive me COVID-19 janë 1 mijë e 637.