Hungari: Kapen 23 kilogramë marihuanë brenda specave të turshisë në autobusin nga Kosova

Dogana e Hungarisë e ka kapur një sasi prej 23 kilogramësh marihuanë të fshehur brenda specave turshi në autobusin nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur dogana e këtij vendi.

Bimët narkotike, doganierët ia dorëzuan policisë së bashku me një raport.

Reklama e sponzorizuar

Në autobusin nga Kosova ndodheshin dy shoferë dhe 24 pasagjerë.

Nuk dihet nëse janë ndalur që të gjithë apo jo.

Poshtë mund të shihni aksionin e Doganës hungareze:

https://www.facebook.com/watch/?v=266345621400318