Njoftimi i fundit nga Ministria e Financave për skandalin 2 milionësh

Ministria e Financave sqaron opinionin për rastin e transaksionit të dyshimtë të mbi dy milionë euro nga Thesari i shtetit

Në konferencën e mbajtur nga Ministria e Financave lidhur me rastin e transaksionit të dyshimtë të mbi dy milionë euro nga Thesari i Kosovës, ministrja Bajrami tha se bëhet fjalë për 4 transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga llogaria e Thesarit të Republikës së Kosovës në vlerë prej rreth 2.1 milionë euro të cilat mjete janë transferuar në llogari të një operatori ekonomik. Ministria e Financave, me të kuptuar rastin, ka raportuar menjëherë tek të gjitha organet e rendit, të cilat janë duke i ndërmarrë veprimet përkatëse.

Ministrja siguroi se buxheti i shtetit është i sigurt dhe se me këtë rast të izoluar po merren organet kompetente.

Reklama e sponzorizuar