Dy të vdekur e 169 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

0
2

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë, kanë vdekur dy persona si pasojë e COVID-19, derisa 169 kanë rezultuar pozitivë.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë bërë 1.119 testime, transmeton KOHA.

Numri total i rasteve pozitive është 17.591 nga 85.042 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. 

659 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është jithsej 14.979, e i rasteve aktive është 1.953.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 71, komuna Pejë 20, komuna Gjilan 16, komuna Podujevë 15, komuna Gjakovë 9, komuna Prizren 8, komuna Fushë-Kosovë 6, komuna Obiliq 6, komuna Ferizaj 4, komuna Klinë 4, komuna Deçan 2, komuna Skenderaj 2, komuna Suharekë 2 dhe me nga një, komunat Istog, Lipjan, Shtime e Shtërpcë.