Të hënën vendoset për 10 përqindëshin e Trustit

0
3

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i cili u votua nga 64 deputetë, pritet të hidhet në votim në lexim të dytë javën që vjen. Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, derisa projektligji do të shqyryohet të mërkurën në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, para se të dalë për votim në Kuvend. Kështu i kanë thënë Buletinit Ekonomik burime brenda Kuvendit të Kosovës.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ndër të tjera, do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. /Buletini Ekonomik/