Fitimet milionëshe të mikrofinancave në kohë pandemie

Krahas bankave, duket se pandemia nuk ka ndikuar fare as tek institucionet mikrofinanciare. Fitimet e tyre janë pothuajse të ngjashme me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për tetë muaj, profiti neto i mikrofinancave arriti në 5.7 milionë euro.

Të hyrat nga interesi ishin 42 milionë euro, derisa shpenzimet 36.3 milionë euro. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar