Mbi 13 mijë bujq përfitues të subvencioneve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se janë realizuar pagesat për bujqit.

Hoti ka thënë se përfitues janë 13 mijë e 705 bujq.

“Mbështetje direkte për prodhuesit vendorë. Mbi 13 mijë bujq janë përfitues të subvencioneve direkte për vitin 2020. Janë ekzekutuar 11.7 mil euro pagesa për bujqit, 13.705 përfitues, këtë javë filluam me pagesat e subvencioneve për vitin 2020 “, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook. 

Reklama e sponzorizuar
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3797966370264689