Përshtateni orarin e punës që të jeni më produktivë

Të punuarit më shumë a do të thotë se do të përfundoni më shumë? Ky është një keqkuptim i zakonshëm, por e vërteta është se ju duhet të punoni me më shumë zgjuarsi, jo më shumë. Unë dikur punoja 13 orë në ditë, duke menduar se ajo kohë shtesë do të më ndihmonte të përfundoja më shumë punë. Sipas një raporti nga Staples, 70 për qind e amerikanëve besojnë të njëjtën gjë dhe punojnë më shumë se 40 orë në javë. Por, krejtësisht e kundërta është e vërtetë. Ato orë shtesë thjeshtë përfundojnë duke ju bërë të lodhur dhe të rraskapitur.

Tani, unë punoj vetëm pesë orë në ditë, por përfundoj më shumë dhe kam ndikim më të madh në biznesin tim se sa kisha kur punoja 13 orë. Por si? është është e rëndësishme të mësoni se si të menaxhoni kohën tuaj me zgjuarsi dhe të jeni më produktivë.

Ja se si e bëj këtë:

Reklama e sponzorizuar

Menaxhoni energjinë tuaj, jo kohën

Është e pamundur që të jeni produktivë për një ditë të tërë. Në Twitter, eksperti i udhëheqjes Robin Sharma shkroi, ‘’Produktiviteti ka të bëjë pak me atë se çfarë bëni me kohën tuaj, dhe më shumë se si drejtoni mendjen tuaj’’. Si drejtoni mendjen tuaj varet nga niveli i energjisë tuaj. Shumë njerëz kanë një kohë të caktuar të ditës kur ata janë më së shumti produktivë. Nodoshta janë orët e hershme të mëngjesit ose para drekës, ose ju jeni një buf nate. Për mua, unë kam energjinë më të ulët nga 2 deri 5 pasdite. Pra, e dini se çfarë? Unë ndaloj së punuari në 2, dhe shkoj në shtëpi.

Spastroni detyrat e padobishme

Dy herë në vit, unë ulem dhe bëj këtë ushtrim: Bëj një listë të të gjitha detyrave që bëj në baza ditore, javore dhe mujore. Pastaj, grupoj detyrat sipas rëndësisë. Kjo më jep mundësi të kuptoj se në cilat detyra po shpenzoj shumë kohë, ato të cilat mund t’ia ngarkoj dikujt tjetër.

Ky ushtrim gjithashtu më tregon se për çfarë detyra duhet të punësoj dikë. Provoni të bëni listën tuaj për të parë se si mund të shpërndani punën tuaj. Pyetni veten, ‘’Çfarë mund të bëhet vetëm nga unë’’? Gjithçka tjetër mund t’i ngarkohet dikujt tjetër në ekipin tuaj.

Shfrytëzoni teknologjinë

Staples gjithashtu zbuloi se 75 përqind e punonjësve Amerikanë të cilët i anketoi nuk besojnë se kanë qasje në teknologjinë më të fundit. Nëse ky jeni ju, ju duhet të ndryshoni atë që po bëni. Teknologjia mund të ju ndihmojë të rrisni produktivitetin në zona të shumta.

Njëri prej mjeteve të preferuara për mua është Pick.co, të cilin e përdor për të menaxhuar kalendarin tim. Calendly është një tjetër opsion i mirë. Këto mjete ju japin mundësi të bëni orarin tuaj dhe t’a ndani atë me të tjerët që të dinë se kur jeni në dispozicion e kur jo.

Ju gjithashtu duhet të përdorni një sistem për listën tuaj të detyrave. Unë përdor Things, dhe nëse nuk vendos një detyrë në ‘’Things’’, nuk do të përfundohet. Mjetet sikur Google Analytics dhe Profitwell gjithashtu më ndihmojnë të mat suksesin e përpjekjeve të mia të marketingut. Unë mund të shoh nëse qarkullimi dhe të ardhurat po rriten. Nëse jo, e di se duhet të fokusoj përpjekjet e mia diku tjetër.

Zgjidhni tri gjërat tuaja më të rëndësishme

Në librin e tij, The 7 Habits of Highly Effective People, Stephen Covey shkroi: ‘’Çelësi është të mos bëni prioritet atë që është në orarin tuaj, por të caktoni prioritetet tuaja’’.

Cilat janë tri prioritetet tuaja? Këto duhet të jenë fokusi juaj kryesor çdo ditë. Zgjedhni të punoni vetëm në detyrat të cilat kanë ndikim në biznesin tuaj. Kjo do ju japë mundësi të punoni me më shumë zgjuarsi.( Dhe për shkak se punoj me më shumë zgjuarsi, unë mund të drejtoj dy kompanitë e mia multimiliona dollarëshe, të udhëtoj disa herë në muaj, të menaxhoj mbi 20 njerëz rreth botës dhe ende të ha darkë me gruan time).

Ruajeni administrimin për fundjavë

Të punuarit gjatë fundjavës nuk do ju ndihmojë, por duke caktuar disa seanca strategjike të punës në fundjavë, ju mund të përgatisni veten për një javë më produktive.

Mua më pëlqen të shfrytëzoj mëngjeset e të shtunës dhe të dielës dhe të bëj detyrat e mia administrative. Gjatë atyre dy ose tri orëve, kam më shumë gjasa të përfundoj punët sepse ka pak shpërqendrime dhe jam në gjendje të fokusohem më shumë. Mos harroni të gjeni kohë për të shijuar fundjavën tuaj. Kur e bëni, ju do të ktheheni të rifreskuar dhe të gatshëm për javën e radhës. (Sujan Patel/ Entrepreuner)