Fitime rekord të kompanive të sigurimit në pandemi

Kompanitë e sigurimit në Kosovë, kanë realizuar fitime në nivel rekord në periudhën janar-shtator 2020, krahasuar me vitet 2018 2019, kur ishin me humbje.

Rreth 5 milionë euro është fitimi i pastër i sektorit gjatë kësaj periudhe.

Të hyrat neto të sektorit ishin 61.2 milionë euro, prej të cilave për shpenzime shkuan 27.8 milionë euro, derisa për dëmet e ndodhura 28.4 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë duket se ka ndikuar vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) përmes të cilit u shtrenjtua sigurimi i veturave për 26 për qind. /Buletini Ekonomik/