Kalimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike – LDK thotë së janë afër marrëveshjes me partnerët e koalicionit

0
1

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se janë duke punuar me partnerët e koalicionit dhe partitë opozitare për kalimin e ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Blic.

Në një bisedë për Gazeta Blic, Gashi shprehet se presin lajme pozitive për kalimin e këtij ligji.

“Jemi duke punuar për kalimin e ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Presim lajme pozitive ditëve në vazhdim”, ka thënë Gashi për Gazeta Blic.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, është hedhur në votim afër dhjetë herë, por pa sukses.

Javë më parë, ky ligj kishte kaluar në lexim të parë, por pastaj çështja ishte ngecur tek leximi i dytë.

Për të kaluar ky ligj, deputetët duhet me shumicë votash ta miratojnë sërish.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, parasheh një sërë ndihmash për bizneset dhe qytetarët.

Në këtë ligj parashihet edhe mundësia e tërheqjes së 10 për qind nga Trusti.

Lini një koment!