Leku vijon të forcojë pozitat me dollarin

0
1

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku vijoi të forcojë pozitat në raport me dollarin amerikan dhe të humbë terren me euron, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 123.81 lekë ose 0,04 lekë më shumë, ndërsa monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 104.32 lekë ose 0.06 lekë më pak se ditën e martën.

Në tregun valutor, paundi britanik u forcua ndjeshëm në raport me lekun. Monedha britanike këmbehet me 138.61 lekë ose 0.46 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa franga zvicerane u zhvlerësua lehtë me 0.05 lekë dhe këmbehet me 114.64 lekë/ATSH.

Lini një koment!