Telekomit i zhbllokohen llogaritë, por nuk publikohet marrëveshja me “Dardafonin”

Llogaritë e Telekomit janë zhbllokuar, por marrëveshja me “Drdafon” nuk është bërë publike.

Ditën e hënë protestuan.

E kur aktiviteti i tyre mori fund, punëtorët e Telekomit morën një lajm të mirë për ta.

Reklama e sponzorizuar

Llogaritë e kësaj ndërmarrje u zhbllokuan, pasi që palët arritën një marrëveshje me kompaninë Dardafon, që kishte bllokuar llogaritë.

Lajmin për këtë marrëveshje e kumtoi vet ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuci.

Kuqi tutje shtojë se  kjo marrëveshje është e përhershme.

E për të kuptuar detajet e kësaj marrëveshje T7 ka kontaktuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Por, këta të fundi nuk kanë kthyer përgjigje, duke thënë se për një gjë të tillë duhet të përgjigjet Telekomi.

T7 ka kontaktuar edhe Telekomin e Kosovës, porse të njëjtit nuk janë përgjigjur.

E se për çfarë janë marrë vesh palët nuk e dinë as Sindikata e Punëtorëve të Telekomit.

Lamih Balaj, bënë me dije se kanë vendosur që njëherë për njëherë ta ndërpresin grevën.

Balaj shtoi se ata presin që brenda javës edhe të marrin pagën e muajit tetor.

Gjatë kësaj kohe  punëtorët e Telekomit kanë organizuar dy protesta për zhbllokimin e llogarive.