Një barnatore ul çmimin e remdesivirit për 130 euro

0
3

Një barnatore në Prishtinë ka nxjerr një reklamë në Facebook, ku njofton klientët se tash e tutje çmimi barit që po përdorët për trajtimin e COVID-19 në fazë të rënduar, remdesivir, mund të blihet për 50 euro.

Ulja e çmimit vjen pas raportimit të KOHËS për keqpërdorimin që po bëjnë barnatoret në këtë kohë pandemie. Autoriteti i Konkurrencës ka konfirmuar se ka nisur menjëherë hetimin për këtë.

Këtë bar nuk po arrin ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë, ndonëse Ligji anti-COVID parasheh që kjo ministri ta bëjë furnizimin.

KOHA ka marrë informata për çmimet e këtyre ampulave në disa barnatore të Prishtinës. Çmimet lëvizin nga 160 deri në 200 euro për ampulë. Një dokument i Doganës së Kosovës, që e ka siguruar KOHA, tregon se ampulat Remdesivir kanë hyrë në Kosovë me çmimin prej 45 eurosh për një copë.

Familjarë të pacientëve i kanë thënë KOHËS se mjekët po ua përshkruajnë nga 6 deri në 10 ampula të këtij ilaçi.

Lini një koment!