Sa është çmimi i një prone në Vjenë?

0
3

Çmimet e pasurive të patundshme janë rritur në Vjenë, pavarësisht nga pandemia.

A është e mundur të gjesh ende një ujdi?

Shifrat nga tremujori i tretë i vitit 2020 tregojnë se çmimet e pronave janë rritur në 19 nga 23 qarqet (Bezrik) e qytetit, me disa që rriten deri në 16 për qind.

Në tërësi, kostot e pronës u rritën me një mesatare prej shtatë për qind në gjithë Vjenën. Studimi u përfundua nga faqja austriake e pasurive të patundshme Immowelt.at. Raporti krahasoi çmimet në 2019 dhe çmimet në shtator 2020, shkruan thelocal.at, përcjell albinfo.at

Ku janë çmimet në rritje?

Çmimet u rritën në një masë prej 16 përqind në qarkun (Bezirkun 18)  Währing. Leopoldstadt pat një rritje prej 14 përqind, ndërsa çmimet në Mariahilf (Bezirk 6) dhe Neubau (Bezirk 7) u rritën me 13 përqind. Çmimet u rritën edhe në 15  qarqe të tjera të Vjenës. Sipas raportit, qarqet qendrore, si dhe ato pranë transportit publik patën rritjen më të madhe.

“Qarqet (Bezirk) e lidhura me qendrën e qytetit janë veçanërisht të popullarizuara nga zhvilluesit dhe kërkuesit e pronave”.

Ku ranë çmimet?

Çmimet ranë vetëm në tri nga 23 qarqet e Vjenës – ndërsa të njëjta çmimet qëndruan në Ottakring (Bezirk 16). Kishte një rënie të çmimit prej një për qind në Hernals (17), ndërsa Meidling (12) pat një rënie relativisht të madhe prej gjashtë për qind. Po ashtu qarku (Bezirk) kryesor i Vjenës Innenstadt (1), qendra, pati rënie me rreth tre për qind, përcjell tutje albinfo.at.

Lini një koment!