Nis vaksinimi anti-covid, Pfizer aplikon për injektimin e parë në SHBA

0
5

Pfizer dhe partneri i saj BioNTech do të bëjnë sot kërkesën për autorizimin e vaksinës anticovid në SHBA.

Do të jetë detyra e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) të vendosë nëse vaksina është e sigurt të dalë në aplikim.

Qeveria e SHBA pret të miratojë vaksinën në gjysmën e parë të dhjetorit, ndërkohë që nuk është ende e qartë se sa kohë do t’i duhen autoriteteve që ta miratojnë.

Të dhënat nga një provë e avancuar treguan se vaksina mbron 94% të të rriturve mbi 65 vjeç.

Sakaq studimi përfshiu 41,000 njerëz në të gjithë botën, ku vetëm gjysmës iu dha vaksina.

Lini një koment!