Mitrovica konsiderohet komuna më e varfër në Kosovës

0
5

Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar statistikat e Mirëqenies Sociale për tremujorin e fundit.

Numri i familjeve që kanë kërkuar ndihmë sociale ka shënuar rritje në këtë tremujor.

24 mijë e 496 familje tani për tani janë pjesë e ndihmës sociale.

Gjatë muajve prill, maj, qershor numri i familjeve që kërkuan ndihmë sociale ishte 24 mijë e 339.

Ndërkohë, komuna me më së shumti familje që përfitojnë nga skema e ndihmave sociale vazhdon të jetë Mitrovica.

Në këtë komunë 2263 familje përfitojnë nga skema e ndihmave sociale.

Lini një koment!