Oda e Farmacistëve kërkon rregulla nga institucionet për çmimet e produkteve medicinale

0
3

Oda e Farmacistëve të Kosovës në një reagim lidhur me çmimet e produkteve medicinale për COVID-19, ka thënë se paralajmërimin për rritjen e çmimit e kishin adresuar disa herë në institucione.

Në shkrimin në Facebook, OFK shkruan se jo vetëm ato për COVID-19, por edhe te produktet tjera medicinale është vërejtur mosrregullim i tillë.

Oda ka bërë thirrje “që sa më parë të merren masa dhe të vendoset rregull me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale (e bllokuar tashmë sa muaj nga Ministria e Shëndetësisë) dhe të ndalet kjo goditje e madhe që i bëhet shoqërisë dhe farmacistëve”.

Në shkresën e datës 11 gusht të këtij viti të cilën OFK e ka dërguar tek kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, por që thotë se të njëjtën e ka dërguar edhe në MSH, Qeveri e Kuvendin e Kosovës, thuhet se në Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë duhet të ruhet dinjiteti i profesionistëve shëndetësorë në situatat si me ato të “abuzimeve me çmime”.

KOHA ka raportuar për keqpërdorimin që po bëjnë barnatoret gjatë pandemisë me çmime, veçanërisht ngritjen e çmimit të barit Remdesivir i cili po përdoret për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Lini një koment!