Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Britanisë në Kosovë në tetor të vitit të kaluar lidhen memorandum mirëkuptimi me qëllim që ekspertët e ambasadës ta mbikëqyrin procesin e emërimeve të zyrtarëve të lartë nëpër borde të ndërmarrjeve publike.
Për ketë projekt ambasada ka ndarë gjysmë milioni euro.
Por pas një viti Qeveria e shkeli këtë memorandum në dhjetëra raste, duke mos i përfillë rekomandimet e ekspertëve britanikë për kandidatët më të suksesshëm. Shumica e të emëruarve janë pjesë e partive të koalicionit qeverisës.
Disa prej shkeljeve ku nuk u përfillë memorandumi:
– Përjashtimi i Ambasadës nga përzgjedhja e anëtarëve në Bordin e Trepçës;
– Përzgjedhja politike e sekretarit në MTI;
– Përzgjedhja pa i plotësu kriteret e sekretarit në MASHT;
– Zgjedhja e dy anëtarëve në Bordin e ZRRE-së;
Po ashtu, pa e njoftuar ambasadën, Qeveria kishte proceduar me Komisionin për Provimin e Jurisprudencës, Trustin Pensional të Kosovës, Guvernatorin e Bankës Qendrore, Anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit.