SHQIPËRIA MË NUMRIN MË TË VOGËL TË SHTRETËRVE NË EVROPË

Sipas të dhënave të INSTAT-it, numri i shtretërve në Shqipëri është mbi 42 mijë, shumë i vogël krahasuar me ambicien e turizmit. Krahasuar me vendet e tjera të Evropës, kjo shifër duket edhe më e vogël.

Në krye të listës, me kapacitetin më të madh në kontinentin e vjetër, ndodhet Franca me mbi 5.1 milionë shtretër, ndjekur nga Italia me 4.9 milionë.

Fqinji jugor I Shqipërisë, Greqia, renditet e gjashta me 1.2 milionë shtretër, ndërsa Kroacia e teta me gati 1 milion shtretër.

Reklama e sponzorizuar