Në Kosovë vetëm 17% e tokës bujqësore ujitet, thuhet në një adresim publik të Zyrës për Kosovë të Bankës Botëtore.
“Për të përkrahur revitalizimin e bujqësisë dhe zëvendësimin e produkteve te importit, dhe për të forcuar ekonominë rurale, është edhe e mundshme edhe e rëndësishme të zgjerohet zona nën ujitje”, vlerëson BB, përcjell Buletini Ekonomik.
Potenciali më i madh për zgjerim ndodhet në rrafshin e Dukagjinit.
“Zgjerimi nënkupton revitalizimin dhe intensifikimin e zonave/skemave të tashme të ujitjes. Radoniqi-Dukagjini po arrin te përkrah një komunitet bujqësor në rritje mirëpo me një infrastrukturë të vjetëruar. Skemat tjera të ujitjes e kanë vështirë të ofrojnë shërbime adekuate, të besueshme, fleksibile. Drini i Bardhë ka nevojë për një burim më të besueshëm të ujit dhe zvogëlim të humbjeve në sistem. Iber-Lepenci ballafaqohet me një sfidë më të madhe të urbanizimit, dëmtimit te sistemit, ndotjes dhe kostos se lartë të operimit. – nga raporti i Bankës Botërore Pasqyra e Sigurisë së Ujit në Kosovë”, thuhet tutje në njoftimin e BB-së. /Buletini Ekonomik/