Në vitin 2017 rrogat nga sektori privat dhe publik kanë qenë burimi më i rëndësishëm i të hyrave në Kosovë për rreth 50 përqind të ekonomive familjare.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, burime tjera të rëndësishme janë bizneset e ekonomive familjare dhe pensionet, shkruan Buletini Ekonomik.
Paratë e dërguara nga jashtë (remitencat) janë shumë të vlefshme për ekonomitë familjare në
Kosovë.
8 përqind të ekonomive familjare të hyrat nga jashtë i kanë burim kryesor të hyrave.
Shumica e ekonomive familjare kanë burime të përziera të të hyrave, prandaj të hyrat e
tanishme japin një pasqyrë të ndryshme. /Buletini Ekonomik/