TOP 7 FRIKËRAT MË TË MËDHA TË SIPËRMARRËSVE

Frika është një prej elementëve kryesore që ndikon në ecurinë negative të një biznesi, e megjithatë janë të shumtë sipërmarrësit të cilët nuk e shmangin dot një gjë të tillë.

Aftësia për të pranuar frikën dhe më pas për ta tejkaluar atë është rruga e vetme për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm. Ju mund ta mendoni një sfidë të tillë si një rrugëtim plot më pengesa të cilat ju duhet t’i tejakloni për të shkuar në destinacionin tuaj.

Ja se cilat janë disa prej frikërave më të mëdha të sipërmarrësve:

Reklama e sponzorizuar

1. Frika e dështimit

Frika e dështimit është një prej frikërave më të shpeshta që përjetohen nga sipërmarrësit.

Sipas raportit, Global Enterpreneurshiop Monitor, përqindja e sipërmarrësve që kanë frikë nga dështimi varion nga 29.66 deri në 61.6 për qind.

Nëse edhe ju bëni pjëse në këtë grup, atëherë një prej mënyra që mund ta tejkaloni këtë frikë është që të merrni parasysh edhe rezultatin negativ. Pasi të keni bërë këtë hap, atëherë do të jeni ju ai që duke ditur si anët pozitive si anët negative të një sipërmarrje të caktuar, vendosni nëse doni ta ndërmerrni këtë sfidë apo jo. Shpeshhere ju jeni të vetmit fajtorë sepse krijoni skenare joreale në mëndjen tuaj, duke i zmadhur aq shumë problemet, saqë çdo sfidë mund t’ju duket e parealizueshme. Dhe një gjë e tillë ndodh vetëm si pasojë e frikës, të cilën duhet ta tejkaloni sa më parë të jetë e mundur.

2. Frika për të rrezikuar

Ju duhet të ndërmerrni risqe, nëse doni të jeni të suksesshëm, duke e çuar në këtë mënyrë biznesin tuaj në nivelin e ardhshëm. Absolutisht që një rrugëtim i tillë është shumë i vështirë dhe nëse kemi të bëjmë edhe me sipërmarrës që kanë frikë se nëse do të rrezikojnë do të dështojnë (pra shohin vetëm përfundimin negative) atëherë një gjë e tillë bëhet akoma edhe më e vështirë. Por, nëse nuk rrezikoni ju nuk do ta coni kurrë biznesin tuaj në nivelin tjetër.

3. Frika për të rënë pre e “frikërave”

Ju tingëllon e çuditshme? Të kesh frikë nga vetë frika?! Studimet dhe kërkimet e shumta tregojnë se një nga gjërat që i dallon sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët është aftësia për të menazhur frikërat që ata mund të kenë. Gjithashtu, referuar disa studimeve të tjera, një prej aftësive të veçanta të sipërmarrësve të suksesshëm është aftësia për t’u përballur si me frikërat. Frikën mos e shmangni, përballuni me të dhe gjeni mënyra për ta tejkaluar..

4. Frika e të qenët mediokër

Fatkeqësisht kjo është një prej cilësive të cialt e kanë një numër i madh sipërmarrësisht, të qenët mediokër. Rruga e suksesit është padyshim e vështirë dhe gjatë atij rrugëtimi një numër i madh sipërmarrësisht fitojnë edhe cilësinë e të qenët mediokër, që është njëkohësisht edhe një prej frikërave të tyre. Rruga drejt suksesit dhe përsosmërisë shoqërohet nga aftësia juaj për t’u rritur si profesionalisht por edhe personalisht.

5. Frika e mungesës së kreativitetit

Një ndër bazat e çdo sipërmarrësi të suksesshëm është aftësia e tij për të qenë sa më kreativ, një aftësi kjo që e bën biznesin jo vetëm të suksesshëm, por t’i rezistojë kohës dhe konkurrencës, prandaj mungesa e kreativitetit është shndërruar në një ndër frikërat më të mëdha të sipërmarrësve.

6. Frika e mospranimit

Ne jetojmë në një botë ku gjykohemi vazhdimisht nga të tjerët, dhe frika e mospranimit është një prej më të shpeshtave që përjetohen, jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë por edhe prej sipërmarrësve. Sa më shumë që ju të investoni në aftësitë tuaja, aq më mirë do të ndiheni dhe aq mq shumë besim do të krijoni në veten tuaj.

7. Frika ndaj borxheve

Çdo sipërmarrësh dëshiron që ta çojë biznesin e tij në një tjetër nivel, në një nivel më të lartë, por një gjë e tillë është një sfidë shumë e madhe sepse përfshin faktorë të shumtë, një ndër të cilat janë edhe financat, mungesa e të cilave çon pjesën më të madhe të sipërmarrësve të marrin kredi, duke ndërmarrë kështu përsipër një risk shumë të madh, duke qenë se nuk janë 100% të sigurtë për rezultatet e sipërmarrjes së tyre të re në të cilën do të investojnë. Dhe prandaj frika ndaj rritjes së nivelit të borxheve është një ndër më të mëdhatë që ata kanë.