Kryeshefi i Telekomit, Gent Begolli ka dhënë dorëheqje.
Burime të KTV-së bëjnë të ditur se Begolli e ka dorëzuar aktin e dorëheqjes tek Bordi i Telekomit gjatë ditës së sotme.
Gent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.
Kohavisioni ka raportuar ditë më parë se Telekomi ka probleme financiare dhe është në prag të falimentimit për shkak se ka dështuar të respektojë marrëveshjen me Z-Mobile në vlerë prej rreth 30 milionë euro, të caktuar nga Arbitrazhi.